Ky është personi që vrau Hazbi Idrizin?

06.05.2017 12:21:25
Ngjarja që ka tronditur gjithë Maqedoninë dhe rajonin, me vrasjen makabre të kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, mësohen detaje tjera rreth ngjarjes së rëndë.

Siç mëson portali TetovaSot, personi që ka qëlluar me pistoletë ndaj kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi është personi me inicialet Q.A.

Personi në fjalë qëlluar me gjashtë plumba mbi kryetarin Hazbi Idrizi, kryetar të Komunës së Bogovinës, ai më pas ka qëlluar edhe veten me pistoletë, dhe ka tentuar të vetëvritet.

Burimet e Spitalit të Tetovës, ai ka marrë lëndime të rënda dhe menjëherë është tranaferuar në Spitalin e Shkupit.

Vrasësi i dyshuar për vrasjen e kryetarit ka qenë ish punonjës në Komunën e Bogovinës.