Ja si do të duket objekti i ri i Ambasadës Amerikane në Kosovë

25.08.2017 15:18:54

Në llogarinë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është publikuar video e punimeve të ndërtesës së re të Ambasadës amerikane.

Këto janë disa nga pamjet se si do të duket objekti i ri i Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Ambasadori Delawie ka vizituar punishten ku po ndërtohet Ambasada e re e SHBA-së. Sipas tij, ky objekt dëshmon se Amerika do të mbetet përgjithmonë këtu.

Delawie ka dhënë detaje edhe për vizat që do të lëshohen aty për kosovarët.

Ai ka thënë se s’ka më udhëtime për kosovarët në Shkup për të marrë viza.

Ambasada, gjithashtu, ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar në ndërtimin e këtij objekti të ri.