KGJK thotë se do t’i shqyrtojë vërejtjet e ndërkombëtarëve

25.08.2017 15:13:22

Këshilli i Gjyqësor i Kosovës (KGJK), ka reaguar lidhur me deklaratat e ambasadë së Birmanisë së Madhe dhe SHBA-ve për emërimet në Gjykatën Supreme dhe atë të Apelit.

Sipas komunikatës së KGJK-së në procesin e emërimeve janë marr të gjitha veprimet për zbatimin e Aktvendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (“KGJK”), janë informuar lidhur me Deklaratat e lëshuara nga partnerët ndërkombëtar të Këshillit që kanë të bëjnë me procesin e përzgjedhjes dhe të emërimit të Kryetarit të Gjykatës Supreme dhe të Gjykatës së Apelit”.

“KGJK ka ndërmarrë të gjitha veprimet për zbatimin e Aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, nr. KI 34/17 and nr. KI 55/17, lidhur me këto emërime menjëherë  pas publikimit. Në pajtim me pikën VI të Aktgjykimeve, me datën 18 gusht 2017 KGJK ka informuar Gjykatën Kushtetuese për masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimeve përkatëse”, thuhet në komunikatë, përcjell lajmi.net.

Ambasada e Britanisë së Madhe dhe ajo e SHBA-ve, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur më emërimet që ka bërë KGJK.

“Ne jemi të zhgënjyer me vendimin që votimi të mbahet i fshehtë. Besojmë se votimi i hapur do të dërgonte sinjal të fortë të përkushtimit të KGJK-së ndaj parimeve të transparencës, meritokracisë dhe llogaridhënies. Për fat të keq, shikuar procesin e përsëritur të përzgjedhjes për këto pozita nga këndi ynë, na ka bërë që sërish të vëmë në dyshim përkushtimin e sinqertë të KGJK-së ndaj këtyre parimeve”, është thënë ndër të tjera nga këto dy ambasada.

Ndërsa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka thënë se në fillim të shtatorit do ta shqyrtojnë letrën e ambasdave.

“KGJK do të mblidhet gjatë javës së parë të muajit shtator për shqyrtimin e hollësishëm të deklaratave. KGJK është e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtar dhe do të ndërmarr të gjitha masat e duhura kushtetuese dhe ligjore për forcimin e sundim të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatë.