Drecun dhe Grliq, Listës Serbe: Kujdes me kë formoni qeveri

25.08.2017 14:50:38

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosvoën në Parlamentin e Serbisë, Milovan Drecun dhe anëtari i këtij komisioni, Mirko Krliq, kanë kërkuar nga politikanët e Listës Serbe që të kenë kujdes se kë do ta përkrahin për formimin e qeverisë së re.

Dy politikanët serbë kanë kërkuar nga Lista Serbe që të ketë vëmendjen për ato që bëjnë marrëveshje dhe më pas edhe realizimin a marrëveshjeve.

Ndërsa duke komentuar situatën politike në Kosovë Drecun ka thënë se parasheh një krizë politike afatgjate në Kosovë.