Ky është plani në letër i murit të serbëve në Veri (Foto)

08.12.2016 21:04:43

Muri i ngritur nga serbët në Veri të Mitrovicës është bërë pas rivitalizimit të Urës së Ibrit.

Indeksonline iu sjellë foto të planit të serbëve për murin në Veri.

Ndryshe, udhëheqësit e komunës së Mitrovicës Veriore e kanë ngritur këtë mur në kundërshtim me ligjet e Kosovës, gjë e cila u kundërshtua nga Bashkimi Evropian.

Pavarësisht kritikave dhe udhëzimeve për heqjen e murit, serbët po e vazhdojnë ndërtimin e këtij muri çdo ditë.

Në fotot e siguruara nga Indeksonline mund të vëreni planin e murit, ku edhe mund ta dalloni shenjën e kaltër e cila e paraqet planin se si do të ndërtohet muri.