Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka uruar 28 Nëntorin, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar shumë shkurt duke thënë se kjo festë bhën bashkë gjithë kombin.
Mustafa në postimin e tij nuk ka përmendur daljen në skenë të UÇK-së që ka ndodhur më 28 nëntor të vitit 1997 e as ditëlindjen e komandantit legjendar Adem Jashari.
Postimi i Mustafës:Urime Dita e Shpalljes së Pavarësisë dhe e ngritjes së Flamurit në Vlorë.
Kjo festë na bënë të gjithëve bashkë, në shtëpinë e kombit tonë. IM