Ky pritet të jetë moti për nesër në Kosovë

12.01.2019 23:42:16

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin gjatë ditës së nesërme.

Sipas njoftimit, do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, transmeton lajmi.net.

Temperaturat minimale pritet të shkojnë deri në -11 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira do të ketë mjegull dhe ngrica në gjithë territorin e vendit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.