Të hënën Rrustem Mustafa e Sami Lushtaku merren pyetje nga Prokurori në Hagë

12.01.2019 23:57:21

Ditën e nesërme ish- komandantët e UÇK-së, ai i Zonës së Drenicës Sami Lushtaku dhe Llapit Rrustem Mustafa do të nisen drejt Hagës.

Ata do t`u përgjigjen ftesës së Gjykatës Speciale.

Bashkë me ta do të udhëtoj për në Hagë edhe avokati i tyre, Arianit Koci.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga vetë Koci.

E kallxo.com mëson se Rrustem Mustafa do të intervistohet të hënën.

Intervista pritet të zgjas së paku dy ditë, ndërsa pas tij pritet të merret në pyetje edhe ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku.

Ende nuk është e ditur se në çfarë cilësie do të intervistohen të ftuarit e Speciales.