Ky pritet të jetë moti për nesër në Kosovë

17.10.2020 22:21:18

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që pritet të mbajë nesër në Kosovë.

IHMK njofton se nesër (e diel) do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me ditën e shtunë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.