La mish derri në derën e xhamisë, gjendet i vdekur i burgosuri në qeli (Foto)

30.12.2016 11:27:03

Një 35-vjeçar që u arrestua se la mish derri në derën e një xhamie ka vdekur në burg.

Kevin Crehan vdiq në burgun e Bristol para tri ditësh, gjatë dënimit 1 vjeçar që vuante në burg.

Një zëdhënës i burgut tha se po kryheshin hetimet për vdekjen e papritur të Crehan, por nuk zbuloi detaje të tjera rreth ngjarjes.

Crehan u burgos në muajin korrik së bashku me 48-vjeçarin Mark Bennett, përcjell BW, pasi lanë në Xhaminë e Bristolit mish derri.

Ndryshe nga miku i tij Crehan, Bennet iu dha dënim me 9 muaj burg nën akuzën e bashkëpunëtorit.

Ata dhe 2 femra të tjera u dënuan me burgim për shkak të fyerje raciste ndaj anëtarëve të xhamisë.

Të katërve iu ndalua t’i afrohen të gjitha xhamive në Angli apo Uells më shumë se 100 metra për 10 vitet e ardhshme.