Labi mobizilohet për ta ndihmuar vogëlushin me probleme shëndetësore (Video)

11.09.2016 10:32:43

Raportimi i djeshëm në media për 3 vjeçarin nga Podujeva, që ka nevojë për transplant të veshkave, ka prekur shumë qytetarët të Republikës së Kosovës.

Labinot Tahiri, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka treguar se posa të kthehet në Kosovë do të zhvillojë një takim me babin e vogëlushit, Besim Kurtolli, e më pas do të mobilizohen për t’i dal në ndihmë, transmeton Indeksonline

“Të dashur miq, me qindra njerëz me kanë shkruar për këtë fëmijë dhe tani ju lutëm të kontaktoni me babën e tij për ti tubuar paratë. Pasi që konto numrin e bankës e kanë, te keni kujdes askund mos dërgoni para në dorë të huaj pa e pas kêtë llogari dhe vet me dorën tuaj dërgoni. Familja u ka falënderuar të gjithëve , dhe çka na mbetët tjetër që Baba i djalit tê tregoj çdo te tretën ditê se sa para janë mbledhur në bankë dhe në duar të familjes. Krejt kjo kërkesë është për arsye të korrektësisë me popullatën. Unë gjendem jashtë Kosovës, me tu kthyer do të takohem me babën e djaloshit të vogël dhe të mobilizohemi që ta shpëtojmë me ndihmën e Zotit, ka shkruar ai.

Ndryshe, tre vjeçari nga fshati Majac i komunës së Podujevës, Besim Kurtolli, ka probleme te mëdha shëndetësore dhe ka nevoje për transplant te veshkave dhe dhe shuma prej 250 mijë eurove që mjekët gjermanë kanë kërkuar për trajtimin e vogëlushit është vështirë të sigurohet nga familja.