Labinot Kastrati i vrarë nga forcat serbo-malazeze në Husaj të Rozhajës me 18 prill 1999

Në Husaj të Rozhajës sot përkujtohet vrasja e refugjateve nga Kosova më 18 prill të vitit 1999.

Mali i Zi po heshtë krimin tash 18 vite Sot është 18 prill Dita e vrasjes së refugjatëve kosovar në Husaj të Rozhajë.

Vrasja e refugjatëve në kolonë ndodhi me 18.4.1999. Nga kjo date e deri në tërheqjen e plotë forcave ushtarake serbo- malazeze nga Malësia e Rozhajës u vranë dy fëmijë, dy gra të moshuara, pleq por edhe të rinjë që e çojë numrin të vrarëve, të masakruarve e të karbonizuarve në 21 persona dhe janë plagosur rënd dhjetra të tjerë.Lidhja Demokratike ne Mal të Zi – Dega në Rozhajë në bashkëpunim me Komiteti Malazias i Juristeve për Mrijtjen e të Drejtave dhe lirive të Njeriut me 18 maj të vitit 2005 ngriti një Klezim penal për krimet e bera mbi civilët kosovar të nënshkruar nga avokati i mirenjohur Velia Muriq, keyetar i këtij asociacioni dhe përfaqësuesi i KMLDNJ në Pejë avokati Zenel Mekaj.

Ketë Kallëzim Penal avokatet në fjalë ia dorëzuan Tribunalit të Hagës, hulumtuesit z. Roel Versonnen në Beograd. Nderkaq me 30 korrik 2008 Prokuroria Supreme Shtetërore e Malit të Zi ngriti një Aktakuz me propozim për caktimin e paraburgimit të 8 pjesëtarëve të Batalionit të I të brigadës së III të motorizuar të Korpusit të Podgoricës të armatës së II të Ushtrisë Jugosllave. Nga kjo datë kanë vazhduar degjinet e dëshmitarëve ne Gjykatat thelelore ne Rozhajë, Bjell Pole dhe ne Gjykatën e Lartë ne Podgoricë. Të gjitha faktet dhe dëshmit jo vetem të shqiptarëve por edhe të zyrtarëve shtetetor të Malit të Zi janë hedhur poshtë nga organët e “drejtëdisë” në Malin e Zi. Ky akt jonjerzor i drejtësisë malazeze është për çdo njeri i papranueshem dhe lag drejtësisë dhe respektimit të të drejtave njerzore. Të akuzuarit pas tri vjet hetimesh u liruan në mungesë ptovash të pafajshëm dhe në dhjetor të vitit 2014 Gjykata e Apelit ne Podgoricë i liroj nga aktoadia dhe i shpalli të lirë. Nuk duhet të befasohemi nga sjellhet e tilla të drejtësisë malazeze, pasiqe ata kurr nuk kanë denuar keimin dhe kriminelet që nga Masakra e Tivarit ku i vrane dhe masakruan mbi 4800 regrut shqiptarë të Kosovës. Nëse ketë proces nuk e merr në dorë Gjykata ndërkombëtare e Hagës, shteti i Malit të Zi do t’i shperblej të dyshuarit për ktimet e luftës gjatë vitit 1999.

Ali Daci                                                                                18 prill 2015 Rozhajë