Labinot Tahiri “i bie pishman”, tërheq nënshkrimin për shfuqizim të Speciales

05.02.2018 15:58:08

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri siç duket i ka rënë pishman që kishte nënshkruar ligjin për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, kjo pasi që ai tashmë ka tërhequr nënshkrimin e tij.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Tahiri përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se nuk bënë pjesë në kalkulimet politike dhe se nuk është kalkulant.

Postimi i plotë:

E TËRHEQA NËNSHKRIMIN!!

E rëndsishme dhe e duhur për popullatën e shqetsuar!

Qytetarë të dashur, sot, e kam tërhequr nënshkrimin tim, të cilin e dhashë para një muaji për ndryshimin e dhomave të specializuara.
Duke pasur prasysh se shumë akterë politikë po luajnë me ndjenja të popullatës, unë nuk jam njëri ndër t’a.
Kam nënshkruar me loqkën e zemrës për ata mijëra luftëtarë duke menduar se është një gjë e mirë për të cilën e çmova luften për Liri, të cilën do ta çmoj përjetësisht.
Pa dyshim se Gjykata Speciale është e demshme për Kosovën. Unë nuk bëj pjes në kalkulimet politike, nuk jam kalkulant.
Nuk jam vegël e asnjërit lider politik apo person i cili bën kalkulime personale për t’ia lënë patatet e nxehta në duar tjetërkujt, gjë që i bie se kërkesa ( iniciativa) ka mbetur në dorën e deputetëve, e cila nuk është në dorën e Deputetëve.
I’u lajmroj publikisht ambasadorëve të shteteve mike, siq janë:
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Z . Greg Delaëie.
Ambasadori i Britanisë,
Z . Ruairi O ‘Connell.
Ambasadorit të Gjermanisë
Z. Christian Heldt.
Zonjën Apostolova dhe zyren e BE-së në Kosovë, se unë Labinot Tahiri, tërheq nënshkrimin tim si deputet nga ajo iniciativë me skenare të ndryshme, e cila akoma është (AKTIVE).
As nuk kam qenë votues i
Gjykatës Speciale’ dhe as nuk dua të jem pjes e diqkaje që nuk mund të qohet përpara!
Do të vazhdoj me sakrificat e mia për popullatën dhe vendin tim në forma të ndryshme.

Me respekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.