Bajram Gecaj: Kërkoni falje popullit që e mbyllët si asnjë popull në rajon!

05.02.2018 15:52:14

 

Bajram Gecaj e ka shtruar në nivel të moralit politik çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, marrë parasysh se ka pasur dhe vazhdon të ketë kundërshtime, por edhe zbutje qëndrimesh nga parti të ndryshme politike.

Në një postim në facebook, z. Gecaj, duke pasë parasysh se kjo çështje mund të jetë shumë shpejt në seancë të Kuvendit të Kosovës, risjell në vëmendje faktin se nuk mund të kalojë pa votat e atyre që e kanë kundërshtuar qoftë me gaz lotsjellës, apo me koktej mollotovi, e të tjerë edhe më kundërshtime të paarsyeshme.

Prandaj, qoftë kaloi, qoftë nuk kaloi, gjithë ata që kanë kundërshtuar, duhet t’i kërkojnë falje popullit të cilin e mbyllën si asnjë popull të rajonit.

Ky është postimi i plotë i z.Gecaj:

A I BRENË NDËRGJEGJJA?

Demarkacioni nuk mund të kalojë pa votën edhe të atyre të cilët e kishin kundërshtuar në njërën apo në mënyrën tjetër; dikush me gaz lotsjellës e kokteje molotovi, ndërsa të tjerët me përralla, hezitime e kundërshtime të pa arsyeshme! Të gjithë ata, pa marrë parasysh në cilin kamp politik ishin dhe në cilin ndodhen tani, duhet ti kërkojnë falje këtij populli të gjorë, të cilin e mbyllen si asnjë popull tjetër të rajonit, dhe atë për arsye të pastra politike e për kauza të rrejshme. Ata që kanë sadopak ndërgjegje do të duhej të kërkonin falje nëse kalon por edhe nëse nuk kalon demarkacioni, sepse me një vonesë të tillë janë gjithsesi në pozitën e “hyp se t’vrava, zhdryp se t’myta”! Megjithatë, vështire të presim brejtje ndërgjegjeje nga të pandërgjegjshmit!