Lexo postimin e plotë të Labinot Tahirit:
Sot data 09.09.2017 sëpari vizita ime ne themelet e Lirise e pastaj për ta ngritur doren për udheheqejen e Qeverisë HARADINAJ sebashku me shokët e tij.
Para disa orëve në Kullen e Jasharajve ne Prekazin Legjendar dhe tani ne Kullën e Haradinajve në Gllogjan.
Takim urimi me prinderit e Gjeneral ‘ Ramush Haradinajt’
Po ashtu të fala për Bacen Hilmi, nga Presidenti BEHGJET PACOLLI, duke e uruar për ditën kur Ramushi do të bëhet Kryeministër i vendit.
Lideri im e beri këtë veprim duke ia besuar qeverisjen Z Haradinajt, si më parë kur të njejtin veprim e bëri, Presidenti Historik, Dr IBRAHIM RUGOVA.
Po ashtu ai e bëri këtë veprim duke i nderuar vlerat kombëtare dhe duke e nderuar të gjithë kombin Shqiptarë, sepse Ramush Haradinaj është vlerë Kombetare Shqiptare.
RAMUSH HARADINAJ, do të luftoj kundër korrupsionit dhe të gjithave të këqijave që i shkaktohen vendit tonë.
Me nderime për popullin tonë, Labinot Tahiri
Ferizaj Kosove e Shqipërisë.