Në sulmin e Boko Haram vriten shtatë persona

09.09.2017 15:45:07

Të paktën shtatë persona janë vrarë kur pjesëtarët e grupit ekstremist Boko Haram sulmuan kampin për të zhvendosurit në verilindje të Nigerisë, njoftuan sot autoritetet lokale.

Sulmi në kamp, në të cilin ndodhen rreth 80.000 njerëz, ka ndodhur mbrëmë në Ngali, në afërsi të kufirit me Kamerunin.