Lajçak niset për në Prishtinë

16.06.2020 09:10:14

 I dërguari special i BE-së për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka konfirmuar se është rrugës për në Prishtinë.

Miroslav Lajçak, i dërguari special i BE-së për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë ka bërë të ditur se është nisur për në Prishtinë.

Ai ishte i bllokuar dje në Zyrih pasi Tirana nuk lejoi fluturimet nga Zvicra.

Mirëpo, në një postim në Twitter, Lajçak ka konfirmuar se është pranë fillimit të vizitës treditore në Kosovë.

“Pas ndërlikimeve të lehta të udhëtimit dje, bashkësia ndërkombëtare filloi në veprim. Tani jam duke shkuar për në Prishtinë – falë mirësjelljes së ushtrisë zvicerane. Mezi pres që zyrtarisht të filloj vizitën time në Kosovë më vonë sot”, shkroi ai në Twitter. 

MiroslavLajcak

After slight travel complications yesterday, the international community kicked into action. I’m now on my way to Pristina – a courtesy of the Swiss military. Looking forward to officially starting my visit to Kosovo later today.

View image on Twitter