Thaçi thërret konferencë të papritur, s’dihet arsyeja

16.06.2020 09:05:42

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  tani në orën 10:00 mban konferencë për media.

Zyra për Media ka bërë të ditur se konferenca zhvillohet në në hyrje të Presidencës, derisa s’bëhet e ditur se për çfarë është thirrur kjo konferencë.

Nuk është bërë e ditur arsyeja e konferencës së Thaçit, por padyshim se një nga temat për të cilën do të flasë është edhe ardhja sot për vizitë në Kosovë e përfaqësuesit special i BE-së Miroslav Lajçak.

Thaçi pritet përfundimisht të tregoi nëse do të takohet apo jo me Lajçakun.