Lajçak takon sot Vuçiqin në Beograd

22.06.2020 08:34:13

Aleksandar Vuçiq, sot do të takohet me Mirosllav Lajçak, emisarin e BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd.

Pasditen e së hënës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të pres në takim përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç shkruan “Tanjug”,ky takim do të fillojë në ora 18:00 dhe temë kryesore është rifillimi i dialogut Kosovë-Serbi si dhe çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Po ashtu, pak këtij takimi, Vuçiq dhe Lajçak do të dalin në një konferencë për medie para gazetarëve