Shqipëri/ 31-vjeçari hidhet nga kati i katërt i banesës, vdes rrugës për spital

22.06.2020 08:30:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan. Sipas policisë, një 31-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i banesës së tij dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.

“Në lagjen ‘Beqir Dardha’, Elbasan, shtetasi U.Xh. 31 vjeç  është hedhur nga ballkoni i banesë së tij nga  kati i katërt i një pallati dhe rrugës për në spital ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.