Thaçi në SHBA flet për marrëveshjen Kosovë-Serbi

05.02.2019 16:09:10

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po qëndron në SHBA ku do të marrë pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’, ka paralajmëruar se sot do të jetë pjesë e forumit në Këshillin për Marrëdhënie të Jashtme në Washington DC.

Në këtë forum Thaçi njofton se do të flasë për siç thotë ai, arritjen e marrëveshjes paqësore që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia.

“Pas pak do jem mysafir në njërin nga forumet më prestigjioze në ShBA, në Council on Foreign Relations në Washington DC, ku do të flas për angazhimin për të arritur marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe ulësen e shtetit tonë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, shkruan Thaçi në Facebook.