Mediat amerikane: Rusia ka festuar për fitoren e Trumpit

06.01.2017 19:07:53

Dhjetëra funksionarë të qeverisë ruse kanë festuar fitoren e Donald Trump ndaj Hillary Clinton, duke e parë si një ndryshim të rëndësishëm gjeopolitik në favor të Moskës. Kështu shkruan gazeta amerikane “Washington Post”, e cila citon disa biseda të përgjuara nga shërbimet sekrete amerikane. Kjo sjellje, ka shtuar edhe më shumë dyshime për shërbimet e inteligjencës amerikane mbi përpjekjen e vërtetë të Moskës për të favorizuar zgjedhjen e miliarderit nga Nju Jork në Shtëpinë e Bardhë.

Mes informacioneve të tjera, është edhe identifikimi i “aktorëve” që kanë dorëzuat te “WikiLeaks” ‘email’-et e vjedhura nga serverët e kompjuterëve demokratë. Këto dokumente të klasifikuara, që duhet të jenë të gjitha 50 faqe, i janë dërguar presidentit amerikan, Barack Obama të enjten dhe duhet t’i paraqiten Donald Trumpit nga shefi i inteligjencës, James R.Clapper dhe nga drejtori i CIA-s, John Brennan.