Mat, 21-vjeçarja humb kontrollin e makinës, përplas një fëmijë

09.12.2016 10:17:42

Një 21-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës duke përplasur një fëmijë 9 vjeç. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në Mat dhe fëmija ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas policisë drejtuesja e mjetit Blerina Rami nga Burreli ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke aksidentuar fëmijën me iniciale N.K, 9 vjeç.

“Në pranga u vu Blerina Rami pasi kjo shtetase, në një segment rrugor  në periferi të qytetit  Burrel,  duke drejtuar automjetin tip ‘Mercedez Benz’,  ka humbur kontrollin mbi automjet  duke aksidentuar  fëmijën me iniciale N.K, 9 vjeç, i cili ndodhet për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë”, njofton policia