Lajm i madh te Borussia, Reus kthehet në stërvitje!

09.04.2017 18:48:54

Tre lajmet më të mira të mundshme për një tifoz të Dortmund-it janë fitimi i Ligës së Kampionëve, mposhtja e Bayern-it dhe … rikthimi i yllit Marco Reus nga dëmtimi i radhës. Kjo e fundit më në fund ka ndodhur dhe përbën një burim gëzimi për verdhezinjtë. Pas gjashtë javësh jashtë fushe prej dëmtimit në kofshën e majtë, lojtari i kombëtares gjermane sot u pa për herë të parë në stërvitje me shokët e tij të skuadrës dhe fitoi të gjithë vëmendjen.

Nënkampionët e Bundesligës i presin javë shumë intensive. Më 18 prill do të luajnë me Monaco-n në Ligën e Kampionëve, ndërsa më 15, 22 dhe 29 prill do të përballen me rivalët e kampionatit, respektivisht E. Frankfurt, Borussia M’Gladbach dhe Köln. Ndërkohë, një nga ndeshjet më vendimtare do të jetë ajo në gjysmëfinalen e Kupës së Gjermanisë me Bayern-in më 26 prill. Presim se kur do të luajë fatkeqi dhe i madhi Reus. /telesport.al/