Lajmi i mirë: për liberalzim vizash mund të vendoset gjatë këtij muaji nëse plotësohen kushtet

05.09.2016 22:07:22

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka njoftuar nëpërmjet një postimi në facebook për mbajtjen e Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane, pra sot edhe nesër, e që sipas z. Haziri që e përfaqëson LDK-në, do të diskutohet puna e organeve të EPP-së. Z. Haziri ka njoftuar edhe për rezymenë e bërë lidhur me zhvillimet në Kosovës, si dhe me zotimin se LDK do t’i realizojë, apo siç është shprehur vetë, “LDK do t’i çojë përpara proceset për të cilat është zotuar”. Meqë rastisi që të njëjtën ditë të zhvillohej edhe votimi në LIBE për liberalizimin e vizave për Kosovën, z. Haziri ka kërkuar “mbështetjen e plotë të grupit parlamentar të EPP në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën”. Dhe lajmi i mirë që ka marr është se nëse gjatë muajit plotësohen kushtet, atëherë sesioni pleanr i Asamblesë Parlametare ta mbështesë liberalizimin e vizave.

Të plotë postimin e z. Haziri mund ta lexoni më poshtë:

Megjithatë, lajme të mira prej Brukseli

Të hënën dhe të martën në Bruksel po mbahet takimi i Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane. Lidhja Demokratike e Kosovës, si e vetmja parti kosovare anëtare e këtij grupimi më të madh politik të Bashkësisë Evropiane, po përfaqësohet nga unë, në cilësinë e nënkryetarit të LDK. Ky takim ka si temë kryesore punën e organeve partiake EPP. Gjatë këtij takimi kam dhënë një rezyme të situatës politike në Kosovë, duke u zotuar se LDK do t’i çoj përpara proceset për të cilat është zotuar. Të pranishmit shprehën mirënjohje për kryetarin Isa Mustafa, punën e tij dhe rezultatet e mira të LDK-së. Kjo mbledhje po mbahet në kohën kur edhe komisioni i Parlamentit Evropian (LIBE) mbajti votimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kërkova nga EPP mbështetjen e plotë e grupit parlamentar të EPP në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën. Kosova duhet t’i përmbushë kriteret e saj brenda muajit dhe sesioni plenar i asamblesë parlamentare ta mbështesë dhe votojë përfundimisht rrugën e Kosovës për liberalizimin e vizave. Tash është në dorën e vetë Kosovës dhe deputetëve të saj ta zbardhin rrugën e Kosovës drejt Europës, LDK dhe partneri mazhoritar ne PE-EPP, po punojnë bashkë që ky rekomandim të kaloj në Këshilin e Ministrave. LH