Lampard, legjenda e Chelsea-t, tërhiqet nga futbolli

02.02.2017 15:18:09

Legjenda e Chelsea, Frank Lampard, njoftoi dorëheqjen e tij të menjëhershme nga të luajturit futboll, të enjten, në moshën 38 vjeçare.

Mesfushori ka luajtur së fundi për New York City FC, por kontrata e tij skadon në verë, pasi i ka ndihmuar të besuarit e Patrick Vieira për në gjysmëfinalet e Konferencës Lindore, ku janë eliminuar 7-0 nga Toronto FC, në “play-off”. Veterani, i cili u zhvendos në MLS pas një karriere 20-vjeçare nga Premier League, ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”. “Pas 21 vitesh të pabesueshme, unë kam vendosur se tani është koha e duhur për të përfunduar karrierën time si futbollist profesionist, – ka shkruar Lampard në një postim të përzemërt në Instagram.Përderisa kam marrë një numër ofertash emocionuese për të vazhduar duke luajtur, në shtëpi dhe jashtë vendit, në moshën 38-vjeçare ndiej se tani është koha për të filluar kapitullin e ardhshëm në jetën time. Unë jam jashtëzakonisht krenar për trofetë që kam fituar, se kam përfaqësuar vendin tim mbi 100 herë dhe kam shënuar më shumë se 300 gola në karrierë. Unë kam një popull, që e falënderoj. I falënderoj prindërit e mi për rrënjosjen që më bënë mua për vlerat e punës së vështirë, përkushtimin dhe profesionalizmin. Unë do të doja të falënderoja shokët e skuadrave, trajnerët, menaxherët dhe stafin, që pata privilegjin për të punuar me të. Sigurisht, pjesa më e madhe e zemrës sime i takon Chelsea, një klub i cili më ka dhënë mua aq shumë kujtime të mëdha. Është e pamundur që të falënderoj në mënyrë individuale të gjithë njerëzit, që më ndihmuan dhe mbështetën në 13 vitet e mia, duke luajtur atje.”