Lazim Destani me biznesmenë viziton Prekazin

26.11.2017 18:40:08

Biznesmeni i njohur Lazim Destani ka vizituar sot Kompleksin Memorial të Familjes Jashari.

Pjesë e kësaj vizite ishte edhe biznesmeni Remzi Ejupi, e po ashtu, edhe të tjerë nga vendet e ndryshme të botës si Turqia, SHBA etj.

Me këtë rast ciceroni i kësaj familjeje ua ka prezantuar atyre gjësendet që kanë mbetur prej luftës, duke ua përshkruar tëre situatën e kësaj familjeje.

Pas kësaj, Destani ka thënë se sot pati një ndjenjë të veçantë të ishte pjesë e kësaj vizite.

 

Image

Image

Image

Image