Lazio luan “tenis” me Pescaran, Atalanta nuk ndalet

05.02.2017 19:28:25

Lazio shkatërroi me rezultat tenistik Pescaran. 6-2 trimfoi skuadra e Simone Inzaghit në “Adriatico” ku Marco Parolo shënoi plot 4 herë. Ishte mesfushori lazial që zhbllokoi sfidën që në minutën e 10, ndërsa 4 minuta më vonë dyfishoi rezultatin. Pjesa e parë mori një tjetër rrjedhë me kryeqytetasit në black out pasi skuadra abruceze barazoi me golat e Benalit dhe Brugman, ndërsa Caprari humbi një 11 metërsh. GJithsesi Lazio e gjeti sërish avantazhin me Parolon në minutën e 49.

Tre golat e tjerë u sigluan nga senegalezi Keita, sulmuesi italian Ciro Immobile dhe sërish Parolo. Sukses shumë të rëndësishëm për zonën europiane regjistroi edhe Atalanta që kaloi pa shumë vështirësi 2-0 Cagliarin. Alejandro Gomez në minutën e 4 zhbllokoi sfidën, ndërsa 10 minuta më pas vulosi fitoren me një supergol.

Etrit Berisha dhuroi një tjetër poaraqitje pzoitive duke u konfirmuar një nga lojtarët më në formë të skuadrës bergamaske. Ndërkohë, në Toskanë, Empoli dhe Torino u ndalën në barazim 1-1. Të parët kaluan në avantazh miqtë nga Torino në minutën e 11 me autor Andrea Belottin.

Manuel Pucciarelli barazoi shifrat në limitin e pjesës së parë. Torino ishte shumë pranë fitores, por në të 55-ën, Iago Falque shpërdoroi një 11 metërsh, duke e larguar edhe më shumë skuadrën e MIhajlovic nga objektivi Europë.