Një shekull nga “Akti i Emigracionit” në SHBA: Zbulohen kuotat e emigrimit...

Një shekull nga “Akti i Emigracionit” në SHBA: Zbulohen kuotat e emigrimit për Shqipërinë

05.02.2017 19:28:10

I

Njëqind vite më parë (5 shkurt 1917), Kongresi i SHBA-ve miratoi “Aktin e Emigracionit 1917” – ligjin e parë që kufizoi në mënyrë drastike emigracionin në Shtetet e Bashkuara dhe vendosi rregulla përjashtuese, reduktuese apo favorizuese për vende e etni të ndryshme.

“Live Science” shkruan se nga periudha 1921 deri në 1924, vendosja e kuotave të emigrimit reduktoi në mënyrë drastike emigracionin nga vendet evropiane drejt Shteteve të Bashkuara.

Referuar aktit që qëndroi në fuqi deri në vitet ’50, kuotat janë rishkuar vazhdimisht, raporton Scan.

E, sa i përket Shqipërisë, artikulli evidenton se në këtë periudhë (1921-1924) kuotat për Shqipërisë ishin 100 (pra, mund të pranoheshin veç 100 shqiptarë). Të njëjtën kuotë kishte edhe Greqia. Ndërkohë, Gjermania kishte një kuotë që kalonte shifrën 51 mijë.