LDK-AKR-AL: Shkeljet që janë bërë gjatë ditës nuk e dëmtojnë procesin zgjedhor

11.06.2017 19:47:47
Shtabi i koalicionit LDK-AKR-AL në konferencën e mbajtur para pak çastesh, tha se shkeljet që janë bërë gjatë ditës në procesin e votimit nuk e dëmtojnë procesin zgjedhor.

Sipas tyre, ata që kanë bërë shkelje do të ndëshkohen para ligjit. Koalicioni në fjalë paralajmëroi se konferencën e radhës do ta mbajnë në orën 20:00, një orë më vonë kur edhe zyrtarisht mbyllet procesi i votimit.

Ndryshe, deri më tani sipas KQZ-së deri në orën 15:00 ka njoftuar se votuan 27,75 për qind e votuesve.