Gaxherri këto komente i bëri në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.
Besa Gaxherri deputete nga LDK- ja ka shprehur indinjatën e partisë së saj ndaj presidentit Hashim Thaçi që e ka hequr vulën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.
Ajo ka drejtuar një mori akuzash ndaj presidentit se po tenton të zhdukë të kaluarën dhe historinë e Kosovës.
LDK do të fillojë që nga sot amendamentimin e ligjit ka thënë ajo.






































