PDK-ja kërkon që burgu i Prishtinës të shpallet muze

12.04.2019 10:47:50
Nait Hasani deputet i PDK-së, në seancën plenare të Kuvendit ka folur për burgun e Prishtinës.

Ai tha se burgu i kryeqytetit të shpallet burg muze, burg i vuajtjeve, sakrificave e krimeve.

“Kërkesa jonë i është drejtuar të gjitha institucioneve. Ne kërkojmë që Qeveria e Kuvendi ta shpallim këtë burg si pjesë të trashëgimisë së vuajtjeve”ka thënë Hasani.