LDK e përkrahë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi

10.08.2016 18:58:39

Ka përfunduar takimi i përbashkët i Kryesisë Qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetarëve të degëve të LDK-së, ku u bisedua gjerësisht për procesin shtetëror të shënjimit të kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Në njoftimin e lëshuar pas takimit, thuhet se këto dy struktura, Kryesia e LDK-së dhe forumi i Kryetarëve të Degëve të LDK-së shprehën përkrahje të plotë për adresimin e kësaj çështje në Kuvend dhe ratifikimin e saj nga deputetët e LDK-së.