Kërkesa e Rusisë për rifillimin e bisedimeve siriane

10.08.2016 18:56:01

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB ka bërë thirrje për zhvillimin e një raundi të ri të negociatave në Gjenevë për zgjidhjen politike të krizës në Siri.

Ai ka thënë se ky raund i bisedimeve duhet të mbahet në fund të muajit gusht. Sipas agjencisë së lajmeve Irina, Vitali Churkin, përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, ka thënë se Moska po bën përpjekje që bisedimet mes përfaqësuesve të qeverisë siriane dhe grupeve opozitare të fillojnë pa parakushte.

Churkin ka thënë se vendi i tij përkrah propozimin e të dërguarit të OKB për Sirinsë Stefan De Mistrua për mbajtjen e një raundi të ri të negociatave për zgjidhjen politike të krizës në Siri