LDK e prish koalicionin me AKR-në në Mitrovicë

07.12.2016 20:50:41

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dal nga koalicioni që ka pasur me Aleancën Kosovare e Re në Mitrovicë.

Deputeti i LDK-së, nga Mitrovica, Sadri Ferati e ka konfirmuar për lajmi.net prishjen e koalicionit.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje, duke thënë se nesër në mëngjes dega e LDK-së në Mitrovicë do të jetë detajet e arsyes së prishjes së koalicionit.

“Po është e vërtet që LDK ka dal nga koalicioni me AKR-në dhe nesër do të jep më shumë detaje në një konferencë për media kryetari i degës”, ka thënë Ferati për lajmi.net

Ndryshe arsye e prishjes së koalicionit mund të jetë shkarkimi i drejtorit të Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Pajazit Hajzeri, pasi ky i fundit e kishte favorizuar gruan e tij në një punësim.

Pasi kishin raportuar mediat, kryetari i Mitrovicës nga AKR-ja Agim Bahtiri e kishte shkarkuar Hajzerin.