LDK-ja e gatshme të bisedoj me të gjitha partitë, por jo me PDK-në, ka thënë Hoti

06.07.2017 12:18:07

I nominuari për Kryeministër nga koalicioni LAA, ka ftuar PAN-in që t’i themeloj institucionet, në mënyrë që siç thotë ai mos të dëmtohen bizneset, raporton “Zeri.info”.

Këto komente Hoti i bëri gjatë një konference për media me përfaqësuesit e bizneseve, ku u diskutua për nevojën dhe avancimin e dialogut me biznese.

Hoti po ashtu ka thënë se LDK-ja është e gatshme që të bisedoj me të gjitha partitë, me përjashtim të PDK-së.

“LDK-ja  pranon të bisedoj më të gjitha partitë me përjashtim të PDK-së. Vetëm atëherë kur koalicioni PAN nuk mund të formoj Qeverinë, vetëm kur koalicioni fitues nuk mundet që në mandatin e parë ti themeloj institucionet”, ka thënë Hoti.