LDK-ja kritikon partinë e Ramush Haradinajt

30.07.2016 19:23:55

Pas kryeministrit Isa Mustafa, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj akuzave të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ndaj kryeministrit kosovar.

 

Sipas LDK-së, Pal Lekaj njihet si person që e hedh gurin dhe e fsheh dorën. “Pal Lekaj, i njohur si njeri që hedh gurin e fsheh dorën, e paska marr bajrakun e bërjes së politikës së AAK-së, këto ditë”

” Njeriu që e shkatërroi Gjakovën në dy mandate si kryetar, të cilat i fitoi me manipulim votash, që e shiti trashëgiminë kulturore të këtij qyteti, që s’la keqpërdorim pa bërë në qeverisjen lokale, sot na mban ligjërata për tema madhore për vendin”, thuhet në reagimin e LDK-së.

LDK-ja shkon edhe me tutje, kur deputetët dhe anëtarët e AAK-së i quan mediokër.

“E si gjithmonë, ky anëtar i denjë i klubit të mediokërve të AAK-së, nuk mundet pa u shërbyer me terminologji patriotësh e tradhtarësh, pasi që siç dihet, patriotizmi është streha e fundit e horrave”.