Zhduket një person në Kaçanik

28.12.2016 14:15:09

Një person i gjinisë mashkullore është raportuar si i zhdukur, dy ditë më parë në Kaçanik, bën të ditur policia.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar me 27.12.2016 ka raportuar se babai i tij viktima mashkull K/Shqiptar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vend-ndodhjen e tij”, ka njoftuar PK-ja.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.