LDK ka reaguar ndaj vrasjes së Oliver Ivanoviqit

16.01.2018 14:43:44

Në një reagim të saj, LDK ka shprehur shqetësimin për këtë vrasje, si dhe ka kërkuar nga organet kompetente që ta zbardhin këtë rast.

Po ashtu, LDK fton qytetarët që të bashkëpunojnë me organet kompetente që të zbardhen sa më shpejt kjo vrasje.

Ky është reagimi i plotë i LDK-së:

Lidhja Demokratike e Kosovës, me shqetësim ka pranuar lajmin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit në mëngjesin e sotëm në Mitrovicën e Veriut.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet me qëllim të zbardhjes së këtij rasti.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon gjithashtu nga qytetarët e kësaj pjese që të bashkëpunojnë me organet kompetente të sigurisë dhe të drejtësisë me qëllim që autorët e këtij krimi të zbulohen, të dalin para drejtësisë dhe të marrin dërnimin e merituar.

LDK – Zyra për Informim