LDK: Mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

19.05.2017 11:36:48

Lidhja Demokratike e Kosovës organizon mbledhje komemorative për nder të jetës dhe veprës së Agim Kikajt, i cili u nda nga jeta një natë më parë.

Mbledhja komemorative mbahet në orën 15:00 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Ndërkaq, varrimi bëhet në orën 17:00 në Fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës.