LDK merr vendim, Avdullah Hoti kandidat për kryeministër

LDK merr vendim, Avdullah Hoti kandidat për kryeministër

23.04.2020 12:02:59

Kryesia e LDK-së, në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që Avdullah Hoti të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër.

Kjo është konfirmuar nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një prononcim para medieve pas përfundimit të mbledhjes.

“Jemi pajtuar që zotëri Avullah Hoti të propozohet nga kryesia e LDK-së për kryeministër”, ka thënë Mustafa.

Kujtojmë se LDK është shprehur e gatshme për formimin e Qeverisë së re. Madje presidenti Hashim Thaçi edhe zyrtarisht i ka kërkuar Mustafës emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë.

Lajmi në plotësim…