Nuk humb kohë Presidenti Thaçi, i shkruan kryetarit të LDK-së dhe ia kërkon mandatarin

23.04.2020 11:53:49

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari  i LDK’së, Isa Mustafa janë takuar pasditën e djeshme, pas takimit me të gjithë liderët e partive politike.

Sipas Zyrës së Presidentit, Mustafa i ka thënë Thaçit se e ka shumicën.

Zyra e Presidentit njofton se me konfirmimin e Mustafës, Thaçi i ka dorëzuar një letër ku i kërkon propozimin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë.

“Në përputhje me mandatin kushtetues dhe në respektim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në rastin nr. K0103/14, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme, ruajtjes së stabilitetit të vendit dhe në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me të gjitha partitë politike  parlamentare dhe pajtimit të shumicës së tyre absolute për të formuar Qeveri të re, pas mosdërgimit të emrit të kandidatit për të formuar Qeverinë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje përkundër 5 kërkesave nga ana e Presidentit të vendit, si dhe në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, pas takimit të pasdites së djeshme ku kreu i LDK-së, Mustafa ka konfirmuar se ka siguruar shumicën e mjaftueshme në Kuvend, presidenti Thaçi ka përmes një letre i ka kërkuar emrin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së presidentit.

LDK në këto qaste po mban mbledhje e kryesisë së partisë, ku po diskutohet për emrin e kandidati për kryeministër.

Burimet brenda Qeverisë kanë thënë se gjasat më të mëdha janë që Avdullah Hoti të jetë kandidati për Kryeministër.