LDK në Ferizaj në shënjë stabiliteti rritet çdo ditë më rininë e...

LDK në Ferizaj në shënjë stabiliteti rritet çdo ditë më rininë e saj

08.10.2017 10:02:03

Forumi Rinor i Degës së LDK-së në Ferizaj ka mbajtur një tubim madhështor me mijëra të rinj ferizajas ku janë prezantuar edhe aderime të reja në këtë subjekt politik.

Rreth 150 të rinj e të reja janë bërë pjesë e këtij subjekti politik që nga sot për t’i shtuar vlerat dhe freskinë strukturës tashmë mjaft të konsoliduar .

Si simbolikë e këtij aktiviteti u dhanë 47 libreza për 47 të rinj e që konsiston me numrin e 47 që duhet votuar me 22 tetor tha kryetarja e Forumit Rinor të LDK-së në Ferizaj.

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj Muharrem Svarqa i cili është kandidat për kryetar të komunës edhe për 4 vitet e ardhshme tha se ky interesim i jashtëzakonshëm i të rinjve për të qenë pjesë e LDK-së tregon se adresa e avancimeve punon mjaft shumë në realizimin e ideve e planeve të tyre. Ndërsa tha se ardhja e këtij numri të të rinjve tregon se fitoja është më afër se kurrë dhe triumfi më 22 tetor është i pashmangshëm.

“Vet fakti se në strukturën tonë vijnë e anëtarësohen mijëra të rinj e të reja me një bagazh shkollor e intelektual tregon se ne jemi adresë e avancimeve. Ju jeni liderët e së ardhmes dhe krejt çka po bëjmë ne është trasimi i një rruge më të lehtë dhe më pak sfiduese karshi nevojave që i kërkon koha.
Entuziazmi që po shoh në fytyrat tuaja më jep motiv se duhet punuar ditë e natë për krijim e mundësive që dijet tuaja të gjejnë zbatimin sa më të mirë në praktikë. Shembuj kemi plot kur kemi treguar se vendimet tona janë marrë në dobi të të rinjë e rasti i fundit i dërgimit të 9 studentëve për studime në Itali dhe i 60 të tjerëve për vizita studimore tregon ky është vetëm fillimi i punëve të mira për këtë pjesë të dashur të shoqërisë sonë”,  deklaroi kryetari Svarqa

Një fjalë rasti në këtë tubim e ka mbajtur edhe kryetarja e Forumit Rinor të LDK-së në Ferizaj e cila ka thënë se të rinjtë tanë tashmë nuk hezitojnë të besojnë se shtëpia e madhe e LDK –së është adresa e vetme ku ata ndihen si në shtëpinë e tyre.

“Ne kemi rastin, e që jo rrallëherë kampionëve u ndodhë ta mbrojnë titullin, këtë herë të parit të komunës, e jo vetëm se jemi partia më serioze, por sepse jemi partia më e devotshme për përmirësimin e jetës së qytetarit, për vazhdimin e punëve të mira, për rritjen e ekonomisë, për zhvillimin e kulturës dhe mbi të gjithat sepse jemi konkurrentët real në garë për fitore, pra për ta mbrojtur titullin e kampionit, si fitues të zgjedhjeve. Përballë kemi tabore të ndryshme dhe neve duhet t’ia tregojmë qytetarëve të vërtetën për ata: Për një pjesë që me sulme e shpifje gjatë gjithë mandatit janë munduar të na gjunjëzojnë, e qe ju erdh dita e zgjedhjeve dhe ata do të dalin humbës, sepse qytetari s’ka me i besu gënjeshtrës dhe premtimeve boshe, por punës dhe devotshmërisë së kryetarit Svarqa”, deklaroi Miranda Xhokli e cila udhëheq me të rinjtë e LDK-së në Ferizaj.

Dega e LDK- së në Ferizaj në ditët në vazhdim do të ketë takime të shumta me të gjithë banorët dhe strukturat nëpër lokalitete të ndryshme për të shpalosur programin qeverisës më të mirë që garanton një qëndrueshmëri projektesh dhe mirëqenie më stabile për qytetarët.