Mbrëmë, më 13 janar 2017, Nëndega e LDK-së e Zürichut, mbajti mbledhjen e parë në këtë fillimvit
Nën udhëheqjen e kryetarit të nëndegës z. Lulzim Maliqit, kryesia debatoi për pikat e rendit të ditës: 1.Situata politike në Republikën e Kosovës
2. Përgatitjet e fundit për Akademin përkujtimore për Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova
Rreth pikës së parë, kryesia shkëmbeu informacionet rreth vizitave të anëtarëve të kryesisë në Kosovë dhe përshtypjet e tyre për situatën politike. Ishte vlerësim i përgjithëshëm se qeveria e Kosovës me kryeministër Dr. Isa Mustafën po bënë një punë të mirë, duke përmendur rritjen e buxhetit, shkallën e punësimit, ndaljen e aferave korruptive etj. Gjithashtu u cek se, të gjitha këto të arritura janë bërë gadi në kushte të jashtëzakonshme duke e marrë parasysh destruktivitetin e opozitës në kuvend. Bile u apostrofuan edhe ca deputet të LDK- së të cilët po e bëjnë argatin e dreqit vetëm e vetëm që të destabilizohet situata.
U njoftuan për homazhet e bëra nga kryesia për kolonelin Tahir Zemaj dhe kontakte tjera.
U theksua se duhët të ndërrmerret që fletëarrestet e Serbisë të shlyhën nga Interpoli sepse janë thjeshtë politike dhe se dikush po mundohët të perfitoj politikisht si në rastin Haradinsj.
Në pikën e dytë u bisedua për përgatitjet përfundimtare për Akademin Përkujtimore për Presidentin Rugova e cila do të mbahët me 22 janar 2017 duke filluar në orën 14.00, në sallën e restorantit Salmen në Schlieren. Akademia do të mbahët nën patronatin e degës së LDK- së në Zvicër.
U ndanë detyrat për secilin anëtarë dhe u apelua te të gjithë anëtarët, nëndegët dhe simpatizantët e LDK -së, që të marrin pjesë dhe ta kujtojmë arqitektin e Pavarësisë së Kosovës dhe të tejkalohën mospajtimet e gjërtanishme. Do të shprehim dhembje për Presidentin dhe atë dhembje e mungesë ta shëndrrojmë në forcë në stabilizimin e Degës. Të bashkuar mund të i ndihmojmë proçeset në Kosovë dhe integrimin e mërgatës në Zvicër. Mirësevini në Akademi!
U mirëpret Nëndega e Zürihut!
Komosioni për informim
Hasan Spahiu








































