LDK në Zvicër fton veprimtarët dhe anëtarësinë në shënimin e përvjetorit të themelimit

24.04.2018 10:41:14

Në Ftesën që e ka bërë në emër të degës dhe të tijin, kryetari i kësaj dege, z. Arif Baftiu ka sqaruar se me rastin e 28 vjetorit të themelimit, mbrëmja solemne do të mbahet më 28 prill dhe në këtë mbrëmje do të marrin pjesë përfaqësues të LDK-së nga Kosova dhe këngëtarë tëndryshëm.

Kjo është Ftesa e z. Baftiu për strukurat, veprimtarët dhe anëtarësinë e degës së LDK-së në Zvicër:

Ftesë

Të nderuar anëtarë dhe simpatizues të LDK-së, të nderuar bashkatdhetarë.

Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Zvicër, me rastin e shënimit të 28-Vjetorit të themelimit të sajë organizon tubim solemn.
Ftojmë Kryesinë e Degës, kryesitë e Nëndegëve dhe antarësinë e gjërë, që më datë 28.04.2018, duke filluar në Ora 18.30 të merrni pjesë në kët Solemnitet.

Manifestimi mbahet në kët adresë:
LUXORY
Meinstrasse 6,
2540 Grenchen (So).

Në këtë tubim pritet të marrin pjesë përfaqësues të Lidhjes Demokratike nga Kosova, si dhe mysafit të tjerë nga degët si motra në EU. Manifestimi do të shoqërohet me shoqëri të ndryshme kulturo-artistike, si dhe muzikë të përzgjedhur nga këngëtar të mirënjohur, nga Kosova dhe Diaspora..
Pjesmarrja e juaj do të na nderoj, andaj që më parë u jemi mirnjohës.

Solothurn, 24.04.2018

Kryetari i LDK-së Dega në Zvicër

Arif Baftiu