LDK nuk e përjashton koalicionin me VV-në

15.06.2017 23:29:57
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa, deklaroi se partia në të cilën është nuk ka përjashtuar koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai tha se ky koalicion nuk mund të bëhet në mes disa individëve por në kryesinë e LDK-së.Duke shtuar se elektorati i LDK-së nuk është kundër një koalicioni të tillë
Mirëpo, sipas Sfarqës, i pamundur është koalicioni me Partinë Demorkatike të Kosovës, pasiqë ai mendon se koalicioni me ta bëri që LDK të humb elektorat. Arsye tjetër sipas Sfarqës që nuk do të ketë koalicion me PDK-në është kundërshtimi i elektoratit kundër një koalicioni të tillë, pasi që siç tha ai jemi tradhtuar nga kjo parti, për qëllime karrieriste të liderëve të tij.

Ai foli edhe për se a ka Lidhja Demokratike vijë të kuqe ndaj AAK-së, duke u shprehur se përveç PDK-së nuk kanë asnjë vijë të kuqe, dhe sipas tij bashkëpunimi me Ramush Haradinajn jashtë PDK-së është shumë i mundur