LDK nuk shkon në seancë, shtyhet për nesër votimi i Marrëveshjes IPA

03.10.2017 17:49:13

Seanca në të cilën pritej të votohej marrëveshja e IPA-së është shtyrë për nesër në orën 10:00

Deputetët e LDK-së nuk janë rikthyer fare nga pauza, që u dha nga kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Kjo shkaktoi edhe vendimin që seanca të mbahet nesër nga ora 10:00.

LDK-ja edhe dje gjatë ditës ka konfirmuar se nuk do ta përkrahë këtë marrëveshje