Premtim për përmirësimin e sigurisë në trafik

03.10.2017 17:52:00

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni vizituan njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ku u priten nga zëvendëskomandant Sylejman Halili.

Në këtë takim morën pjesë edhe Kolonel Sheremet Ahmeti, drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor dhe Shkëlzen Xhafa, shef i njësisë së autostradave, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në trafikun rrugor në Republikën e Kosovës. Përgjegjësit e PK e njoftuan ministrin për situatën e përgjithshme të trafikut në Republikën e Kosovës. Ata vunë në dukje problematikat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen njësitet e trafikut gjatë kryerjes së detyrave të tyre, transmeton lajmi.net.

falënderoi policinë për punën që po bëjnë çdo ditë në terren dhe kërkoi të ketë një mobilizim të përgjithshëm në mënyrë që të dalin me hapa konkretë për format të cilat do të ndihmonin rënien e numrit të aksidenteve në trafik