LDK partia që takimet i mban të hapura dhe me mijëra pjesëmarrës

25.12.2016 15:44:23

Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me sondazhe bajate, siç i quan, të disa OJQ-ve. Në reagimin e saj, këto sondazhe i lidh me aktivitet zgjedhore që struktura të saj mbajnë kuvendet e tyre, siç është Forumi i Rinisë i LDK-së. Por, kjo parti kujton se e vetmja parti që i mban takimet e saj në vende të hapura dhe me mijëra pjesëmarrës, e jo si disa t tjera me nga 50 vetë dhe në ambiente të mbyllura, ajo është LDK.

Ky është reagimi i LDK-së:

“LDK

Në kohen kur LDK po i përmbush me sukses gjitha zgjedhjet në parti, në tri nivelet e saj, veçanërisht forumi i gruas dhe forumi i rinisë si pjesë përbërëse e partisë, disa OJQ dalin me disa sondazhe shumë bajate.

E vetmja parti që ende i mban takimet në vende të hapura si salla e madhe në Emerald ku marrin pjesë me mija pjesëmarrës të të gjitha moshave mbetet LDK.

Ne nuk hyjmë në salla të errëta me nga 50 veta

Te ne flasin të gjithë dhe mbretëron dipsonimi I anëtarësisë.

Aty ku të gjithë flasin dhe të gjithë marrin pjese aktive.

LDK e para.”