Ëmbëlsira më e bukur për Vitin e Ri: Bredhi-ëmbëlsirë i gatshëm për pesë minuta! (Video)

25.12.2016 15:43:55

Përbërësit:

– 1 paketim brumë të dendur,
– Krem çokollate,
– Të verdhët e vezës (për lyerje),
– Sheqer pluhur

Përgatitja:

Shtrijeni brumin e dendur dhe lyeni me kremin e çokollatës, sipër shtresës së kremit qitni edhe një brumë të shtrirë.

Nga anash priteni brumin me kremin e çokollatës në formë të bredhit, ndërkaq tepricën largojeni.

Bredhin tuaj nga brumi priteni anash në formë “resash”, kur t’i pritni mbështillni në spirale, siç do t’i shihni në video më poshtë.

Bredhin e përgatitur lyeni me të verdhët e vezëve dhe futeni në furrë që të piqet rreth 2 minuta në 180 gradë.

Ëmbëlsirës qitni sipër sheqerin pluhur.

Ju bëftë mirë! /Telegrafi/